Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë-Laç. Korrespondenti i Klan News, Martin Marku raporton se një kamion me ngarkesë rëre është përplasur me një makinë tip “Volkswagen”.
Policia njofton se i plagosur ka mbetur drejtuesi i makinës me iniciale E.F. i cili është transportuar në Spitalin e Traumes Tiranë për asistencën e nevojshme mjekësore.
Nga përplasja e fortë, të dy automjetet kanë përfunduar në anë të rrugës, ndërsa është dashur ndërhyrja e zjarrfikesës për nxjerrjen e të plagosurit nga automjeti.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton mbi rrethanat e aksidentit.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 13:00, në aksin rrugor Milot-Lezhë, shtetasi A.Z. duke drejtuar mjetin tip kamion është përplasur me automjetin tip Volkswagen me drejtues shtetasin E. F.
Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i automjetit shtetasi E. F., i cili është transportuar në Spitalin e Traumes Tiranë për asistencën e nevojshme mjekësore.
Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.