E rëndë në Malin e Zi, ish-polici vret gruan, djalin dhe më pas veten

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Poloshi të Podgoricës në Malin e Zi mbrëmjen e djeshme, ku polici në pension M.D., 52 vjeç, vrau gruan e tij V.D. e djalin Gj.D. dhe më pas ka kryer vetëvrasje.

Sipas mediave të huaja të cilat citojnë Departamentin e Policisë, tragjedia ka ndodhur gjysmë ore pas mesnate.

Në deklaratën e Drejtorisë së Policisë, thuhet se M.D. ishte punonjës i tyre në pension, ndërsa V.D. ishte edukatore.

Hetimet në vend janë kryer nga prokurori i shtetit në Prokurorinë e Lartë të Shtetit në Podgoricë me pjesëmarrjen e ekspertëve balistikë dhe oficerëve të Departamentit të Sigurisë në Podgoricë. Sipas informacioneve të disponueshme, arma e cila është përdorur si mjeti i kryerjes së kësaj vepre ka qenë në posedim privat. Në vendngjarje janë gjetur edhe dy armë zjarri, për të cilat policia do të konstatojë nëse ato janë në posedim të ligjshëm”, njofton Drejtoria e Policisë.

Ata shtojnë se sipas të dhënave që disponon aktualisht Drejtoria e Policisë, dyshohet se motivi i këtij krimi ka qenë “gjendja e rënduar nga gjendja shëndetësore e një familjari, djalit të cilit ai vrau”.

 

Të Fundit