Pësoi atak në zemër ndërkohë që po ngiste kamionçinën, ndërron jetë 68-vjeçari

ANjë ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e sotme (27 janar 2024) në rrugën “Transballkanike”.

Një 68 vjeçar, punonjës në ngarkim-shkarkim pranë sheshit të “Omonias”, Vlorë, ka pësuar infarkt në zemër teksa ishte duke ngarë kamionçinën. 68 vjeçari ka ndërruar jetë në vend, ndërsa makina ka mbetur mes ndarjes së korsisë

Paraprakisht, dyshimet janë për një goditje në zemër, por është ekspertiza ajo që do vendosë shkakun e vdekjes.

Nga informacionet paraprake, i moshuari punonte çdo ditë pranë sheshit “Omonia” në ngarkim- shkarkim dhe transport mallrash.

Të Fundit