Edhe këtë të hënë, protagonist në sallën e Kuvendit ishte sërish Flamur Noka. Hodhi tymuese ngjyrë portokalli e blu, i vuri flakën një tufe me letra dhe dikur ngriti edhe një prej ekraneve të Kuvendit.
U përjashtua nga kryeparlamentarja, por nuk u dorëzua. Ndezi sërish letra dhe i vendosi poshtë grumbullit të karrigeve, të mbledhura prej vetë opozitarëve te foltorja.
Ndërhyri Garda dhe zjarri u shua, ndërsa kryetarja e Kuvendit kërkoi prej deputetit që “t’i thërriste arsyes”
Seanca parlamentare e kësaj të hëne pati të njëjtin fat me ato të javëve të fundit: U mbyll pas rreth 17 minutash.