Festat e fundvitit, nis sot shpërndarja e bonusit për 700 mijë pensionistë

Nga sot nis shpërndarja e bonusit për 700 mijë pensionistë.

3.5 miliardë lekë është fondi total që Këshilli i Ministrave ka ndarë për pensionistet dhe kategoritë e tjera që përfitojnë trajtime financiare.

Masa prej 5 mije lekësh do të shpërndahet së bashku me pensionet mujore përgjatë muajit dhjetor nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore.

Shpërblimi mund të tërhiqet nga përfituesit edhe pas festave të fundvitit.

Prej 1 Tetorit pensionistët e të gjitha kategorive kanë përfituar indeksimin në masën 8.6% të pensionit që marrin.

Te gjithë pensionistet do të mund ta tërheqin bonusin si dhe pensionin e tyre në të gjitha sportelet e postës shqiptare, ndërsa për ata që e marrin në bankë kalimi do te bëhet automatikisht.

Të Fundit