STOP-EMISIONI 65 (Sezoni 9) 1 Dhjetor 2023- Kush duhet ta pastroje portin e peshkimit, bashkia dhe ministria si struci.

Denoncimi i radhës na vjen nga Porti i Peshkimit.Olsi Simsija, Administrator i OMP, shprehetnë Portin e peshkimit në Durrës ka mbi 100 subjekte, që i paguajnë taksa Bashkisë Durrës, por bashkia nuk i merr mbetjet.Prej vitesh porti i peshkimit është pastruar nga vetë peshkatarët si dhe një firmë nënkontraktore, që merret me pastrimin e mbetjeve. Nga i gjithë buxheti i portit, 30 % shkojnë për firmën, e cila së fundi ka dyfishuar tarifat.Mes mbetjeve, që duhen menaxhuar ka rrjeta, litarë, bombula oksigjeni etj. Vetë administrata e portit të peshkimit i ka cuar shkresa bashkisë e Ministrisë së Bujqësisë, pa marrë përgjigje.Ne iu drejtuam bashkisë sëDurrësit, e cila premton të ulet dhe ta zgjidhë problemin me peshkatarët, pasi vetëm tani ka marrë dijeni. Bashkia thotë, se nuk e ka kompetencë, që të pastrojë territorin e portit. Po kështu zëdhënësja e Autoritetit Portual Detar, thotë, se as kompetencë e këtij institucioni nuk është pastrimi i portit të peshkimit, pasi është nën administrimin e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. “Stop” iu drejtua Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural me një shkresë zyrtare, që t’i japë zgjidhje kësaj problematike. Por në përgjigjen e Ministrisë, thuhet, se i kanë nisur një shkresë Bashkisë Durrës, që bashkë me drejtuesit të portit të ulen dhe ta zgjidhin problemin, pasi është kompetencë e tyre.

Në tetor transmetuam rastin e Qamil Banit, një qytetar nga Dimali, i cili kishte qenë pompist në ndërmarrjen e ujesjellësit të Dimalit prej 8 vjetësh. Me profesion Bani është elektro pompsit dhe e quanin “skrepi i Dimalit”. Në maj 2023 Qamili mbushi moshën e pensionin, por e lanë sërish me kontratë 6 mujore.Por pas një muaji e hoqën, duke e zëvendësuar me një person tjetër.Vetë përgjegjësi, Petref Sula ka tre vite, që ka mbushur moshën e pensionit, por thotë, se e mban partia. Sula, përgjegjësi i Ujësjellësit Dimal, e përdor makinën e institucionit për transport pulash, biznes me të cilin, merret e shoqja.Kur u ballafaqua me videon, drejtori u detyrua ta pranojë përdorimin e makinës, duke thënë, se ka rastisur. Pas transmetimit, Qamil Bani thotë, se shkoi e bëri kërkesë në drejtorinë e Beratit, ku i thanë, se po e shohin me prioritet rastin e tij, për ta kthyer në punë.Përsa i përket përgjegjësit të ujësjellësit, që transportonte pula me makinën e punës, komisioni i disiplinës vendosi lirimin nga detyra të zotit Petref Sula.

Në Lezhë është bërë një dasëm e vecantë. Kurorëzimi i ciftit është shoqëruar nga një autokolonë me karrotreca.Në Durrës një qytetar është filmuar duke hedhur leshterikët në det, pasi vetë deti i ka nxjerrë ato. Janë këto disa nga episodet, që shfaqen e komentohen në pjesën e parë të emisionit, në rubrikën “Hitparade i absurdit shqiptar”.

Të Fundit