Hidhet nga kati i dytë 29-vjeçari në Pogradec, humb jetën rrugës për spital

Një 29-vjeçar është hedhur nga kati i dytë i banesës së tij në fshatin Trebinjë, Pogradec.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes.

I riu ka ndërruar jetë gjatë transportimit për në spitalin e Pogradecit.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se ky shtetas vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

Të Fundit