STOP-EMISIONI 24 (Sezoni 9) 5 Tetor 2023- Video skandali, digjen e plasin shishe ilacesh të rrezikshme ne oborrin e kopshtit.

Në redaksinë tonë mbërriti një video nga fshati Shezë i Bashkisë Peqin, e cila tregon, se në oborrin e kopshtit digjen mbetje spitalore të rrezikshme, që prodhohen nga qëndra shëndetësore. Në fakt, ambienti ku edukohen rreth 15 fëmijë në sistemin parashkollor, dikur ka qenë qëndra e vjetër shëndetësore, por është parë e udhës, që ata të sistemohen aty.Mësuesja dhe prindërit e fëmijëve na pohuan, se këto mbetje vijnë nga qëndra e re, që ndodhet përballë dhe infermierët i vënë flakën, në shkelje të ligjit.Megjithëse qëndra nuk pranon të jetë ajo shkaktarja, edhe administratori i njësisë, që për më tepër nuk e ka idenë se si funksionon menaxhimi i mbetjeve, pohon, se doktori ka pranuar, që ato të mos digjen më aty.

Emisioni “Stop” ia përcolli Inspektoratit Shëndetësor në Elbasan, problemin e djegies së mbetjeve të rrezikshme spitalore në oborrin e kopshtit, dhe ky i fundit ngriti grupin e punës. Si rezultat kjo qendër nuk kishte të dokumentuar në regjistër procesin e administrimit të mbetjeve, ndaj dhe Inspektoriati Shëndetsor e gjobiti me 5 milionë lekë.Nga ana tjetër, firma që ka kontratë për asgjësimin e mbetjeve spitalore, u shpreh, se shkon atje për të kryer shërbimin, sa herë që njoftohet nga qëndra, por nuk ka dijeni, se cfarë bën kjo qendër me djegiet në natyrë.

Në seancën e sotme parlamentare, Lulzim Basha tha, se shqiptarëve u ka ardhur në majë të hundës e janë neveritur nga ky parlament, ndaj ndërrojnë kanal, sa nis ai punimet.Në përgjigje të Bashës, ministrja Elisa Spiropali huazoi një batutë të një filmi të para vitit ’90, “memecit i erdhi goja”.Për dy ditë me rradhë emisioni “Stop” ka ndjekur cështjen e shitjes privatisht të ilaceve të spitalit të Tepelenës nga shefja dhe kryeinfermierja e këtij spitali. Disa media kanë shkruar, se ka qenë një telefonatë e ministres së turizmit Mirela Kumbaro, që ka kthyer mbrapsht grupin e gatshëm, që ishte nisur të vinte në pranga zyrtaret e shëndetsisë Klodiana Gjonça dhe Nadmira Zeka.

Të Fundit