Ka reaguar edhe mjeku i cili trajtoi 3-vjeçarin i cili jetën tre ditë pasi mori shërbim dentar në klinikën dentare “Splendent” në Rrugën e Kavajës.
Në reagimi ne tij mjeku anestezist-kardiolog Roland Xhaxho shprehet se procedura e ndërhyrjes ka qenë sipas protokolleve ndërkombëtare. Mjeku shton se nga klinika ka dalë i zgjuar në krahët e të atit.
Fëmija kreu në klinikë procedurat detare nën anestezi të përgjithshme ashtu siç ishim sqaruar me prindërit të cilët janë firmosur edhe konsensusin. Pse u zgjodh kjo mënyrë trajtimi? Sepse djali ka lindur me defekt në zemër për të cilin është operuar rreth 2 vite më parë. Rekomandimi kryesor në këto raste është evitimi i çdo vatre infeksioni te këta fëmijë sepse shkakton infeksione të dhëmbëve të cilat në mënyrë absolute duheshin kuruar brenda një seance në mënyrë që të evitohej përhapja e infeksioneve. Djali ka dalë nga klinika i zgjuar në krahët e babait të tij”, shprehet ai mes të tjerash.”– thuhet ndër të tjera në reagim.