Akuza Albin Kurtit se po vepron me metodat e ish-diktatorit komunist
Presidenti Vuçiç ka folur me tone pesimiste për situatën në Kosovë dhe që sipas tij është e rëndë sepse serbët po arrestohen çdo ditë. Sipas tij Albin Kurti është një njeri irracional, i cili nuk dëshiron paqe, por po kërkon që të bëhet Enver Hoxha i ri.
“Albin Kurti po kërkon që të bëhet Enver Hoxha i ri. Kemi të bëjmë me një njeri irracional, i cili nuk dëshiron paqe. Ëndrra e jetës së tij është që të dëbojë serbët dhe të bashkojë Kosovën dhe Shqipërinë. Kjo kërcënon paqen dhe stabilitetin. Në këto kushte serbët e kanë gjithnjë e më të vështirë të jetojnë. Dhe shpresoj që në dy-tre muajt e ardhshëm situata të paktën të mos përkeqësohet.”
Vuçiç u ankua se Kurti nuk u shpall “non grata” siç ndodhi me Milan Radojiçiqit dhe Aleksandar Vulin.
“A i kanë vendosur sanksione Kurtit, apo janë thjesht sugjerime. Serbët po persekutohen, vetëm ata u sanksionuan. Në Bosnje Hercegovinë sipas tyre e kanë fajin vetëm serbët. Pra, a mendoni se është e mundur? Në Beograd e kanë fajësuar Aleksandar Vulinin sepse mendojnë se ai është rusofil. Ne nga amerikanët morëm vetëm përgjigje të paqarta lidhur me arsyet e sanksionimit të tij.”
Vuçiç ju premtoi serbëve se deri në fund të vitit 2025, paga mesatare do të jetë mbi 1000 Euro, ndërsa pensioni do të jetë mbi 450 Euro.