Gruaja kap ‘mat’ burrin, e dashura gjen momentin dhe arratiset me tanga. Skena është vërtet epike (Video)

Tradhëtia në çift ka ekzistuar dhe duket se do ta shoqërojë njerëzimin në rrugëtimin e tij.

Skenat janë nga më të ndryshme, po ashtu edhe reagimet. Rasti ynë vjen nga Bogota.

Në pamje shihet një vajzë që troket në derën e një shtëpie dhe thërret për burrin e saj. Pak çaste më vonë, shfaqet një djalë i veshur me një peshqir rreth belit, që si duket është burri i vajzës.

Vajza kapi burrin e saj me dashnoren dhe skena është shoqëruar me kaos, pasi burri nuk e lë gruan brenda. Ngjarja është parë me kuriozitet nga fqinjët të cilët kanë filmuar edhe skenën.

Në mes të sherrit burrë e grua, një motoçiklist parkon para shtëpisë dhe më pas nga dera e banesës del dashnorja me tanga, hip në motor dhe largohet me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Në pamje shihet që vajza me tanga buzëqesh, ndërsa vajza e inatosur tenton ta godasë me diçka, por nuk ia del. Ndërkohë njerëziet e shoqërojnë skenën me reagime të ndryshme.

Ja video:

Të Fundit