Në datën 25 prill 2023 emisioni Stop transmetoi rastin e një vajze 6 vjec, që në 2021 u rrëmbye nga babai i saj, edhe pse në kundërshtim me vendimet e gjykatës.Vjollca Zyka u drejtua tek ne me shqetësimin për vajzën dhe mbesën e saj. Ajo tregon, se vajza ka qenë e martuar nga viti 1996 dhe në 2012-ën u vendos së bashku me dy djemtë dhe burrin në Itali. Vjollca tha, se nga kjo martesë, vajza e saj ka vuajtur dhunën fizike e psikologjike. Djemtë e ciftit janë sot 26 dhe 25 vjec. Në vitin 2015 erdhi në jetë dhe vajza, por një vit më vonë cifti u nda.Ajo vazhdoi të jetonte në Itali dhe ish burri me djemtë u kthyen në Shqipëri. Sot mbesa e Vjollcës është 8 vjec.Pas kërkesave të vazhdueshme të djemve për të takuar motrën e tyre, vajza e zonjës Vjollca, Saimira kthehet në Shqipëri në dhjetor 2021. Gjatë takimit me djemtë, ata dhe i ati, rrëmbejnë vajzën dhe largohen. Saimira iu drejtua policisë në Rinas dhe më pas në Durrës, pasi atje kishte vendbanimin. Por vajza nuk u gjet. Nga informacionet tona vendndodhja e fundit, që dihej, ishte Lapraka, ku banorët tregojnë, se babai e kishte qethur vajzën, që të mos njihej dhe ishte larguar.Pas transmetimit, emisioni Stop ka rënë në gjurmët e zotërisë dha ka kuptuar, se prej disa muajsh jetonte në zonën e plazhit në Durrës. Më bashkëpunimin e Drejtorisë vendore te Policisë Durrës është bërë e mundur, që të vëzhgohej dhe të shoqërohej Robert Gjinika dhe djali i tij 25 vjecar, pasi në kundërshtim me vendimin e gjykatës, kanë marrë vajzën e vogël, duke e fshehur nga e ëma.Së bashku me zonjën Saimira Zyka jemi vendosur pranë Drejtorisë Vendore, ku pas dy vitesh ajo takon vajzën e saj. Takimi ishte i vështirë për shkak të mungesës.Saimira shprehet, se do që ta shohë të lumtur të bijën dhe do ta presë, kur ajo të dojë të kthehet te e ëma.
- +355 67 220 8888
- [email protected]