Kamera e fshehtë zbulon peshkimin me korent, drejtori harron “zonën e mbrojtur”

Policia e Vlorës njoftoi, sot, se ka ushtruar kontrolle në vijën bregdeare për mjetet lundruese. Mes atyre, që u gjobitën, ishin edhe anije peshkimi, që peshkonin në zona të mbrojtura. Në redaksinë tonë kanë mbërritur disa denoncime, që thonë, se në Shirokë, në liqenin e Shkodrës peshkohet me korent, në zonë të mbrojtur e në periudhë, kur peshqit lëshojnë vezët. Shkuam në vend për të parë situatën. Pas një vëzhgimi të lehtë me sy, vërejtëm rreth 10 varka, që peshkonin në liqen. Nga një vëzhgim më i afërt pamë, se varkat kanë të lidhura tela korenti, ndërsa peshkatarët mbajnë një rrjetë. Me ndihmën e korentit, peshkatarët marrin nga liqeni peshkun dhe e fusin në varkë.Ne telefonuam Policinë e shtetit dhe Drejtorin e Zonave të Mbrojtura, Agim Dardha, por askush nuk reagoi.

Të Fundit