TIRANË – Policia Rrugore ka intensifikuar kontrollet në kryeqytet për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor nga këmbësorët.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë vendosur 78 masa administrative ndaj këmbësorëve që kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.
Sipas Policisë Rrugore të Tiranës, kontrollet në terren kanë për qëllim rritjen e sigurisë rrugore dhe parandalimin e aksidenteve, duke evidentuar dhe ndëshkuar shkeljet e kryera nga këmbësorët.
Policia u bën apel qytetarëve të tregojnë më shumë kujdes dhe përgjegjshmëri gjatë lëvizjes në rrugë, të respektojnë sinjalistikën rrugore, të përdorin vendkalimet e përcaktuara dhe të shmangin kalimin në vende të palejuara.
Kontrollet do të vijojnë edhe në ditët në vijim, me synimin për të rritur sigurinë dhe për të mbrojtur jetën e të gjithë përdoruesve të rrugës.



