E Hënë, 23 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Durrësi harron tërmetin, KLSH: Bashkia nuk zbatoi qindra vendime për prishjen e ndërtimeve të paligjshme “Liria e fjalës nuk është pronë e profileve anonime”, Kumbaro reagon pas sulmeve online ndaj të rinjve pjesë e takimit me Kryeministrin Raporti, gjysma e familjeve shqiptare nuk përballojnë një shpenzim të papritur prej 1,000 eurosh pa borxh Rama: S’mendoj se duhet të zgjedh, ose mik me Mickoskin, ose me shqiptarët A është i vërtetë apo i rremë i famshmi Këmbëmadhi? Administrata Trump publikon përgjigjet Xhensila Myrtezaj përfundon në gjyq për evazion fiskal, dyshohet se fshehu mbi 60 milionë lekë të ardhura “Është në lojë jeta ime”, Veliaj: Nuk refuzoj operacionin, por dua të zgjedh vetë mjekun dhe spitalin Spiropali: Nuk pendohem, nuk gjunjëzohem dhe nuk pres mëshirë Trump për sulmin kibernetik ndaj FBI-së: Nuk më pëlqen, por ndoshta do të mësojmë gjëra që nuk i dinim Rama për Ditën e Alfabetit: Nën hijeshinë e këtyre gërmave jeton kujtesa dhe frymon e ardhmja e kombit
Aktualitet

Ministri i Jashtëm izraelit pas takimit me Ramën në Tiranë: Një nga liderët më të spikatur në botë dhe mik i palëkundur i Izraelit

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Gideon Sa’ar, zhvilloi sot një vizitë zyrtare në Tiranë, ku Shqipëria dhe Izraeli nënshkruan Marrëveshjen për Bashkëpunimin e Përgjithshëm, duke zgjeruar më tej partneritetin mes dy vendeve.

Gjatë takimit me kryeministrin Edi Rama, kreu i diplomacisë izraelite vlerësoi lidershipin e tij, duke e cilësuar si një nga liderët më të spikatur në botë. Në një reagim në rrjetet sociale, Sa’ar e përshkroi Ramën si një mik të palëkundur të Izraelit, ndërsa vlerësoi qëndrimin e tij kundër antisemitizmit dhe terrorizmit.

“Kryeministri Rama e ka drejtuar Shqipërinë për 13 vite radhazi dhe, sipas mendimit tim, është një nga liderët më të spikatur dhe më të vlerësuar në botë sot. Ai është një zë i qartë dhe i guximshëm në arenën ndërkombëtare. Gjithashtu, është një mik i palëkundur i Izraelit, i cili na ka qëndruar pranë në kohë të vështira. Ne e vlerësojmë shumë përkushtimin e tij ndaj sigurisë së Izraelit dhe qëndrimin e vendosur kundër antisemitizmit dhe terrorizmit.

Kjo ishte një bisedë e thelluar për forcimin e marrëdhënieve mes vendeve tona, si dhe për situatën në Lindjen e Mesme dhe në Ballkanin Perëndimor. Faleminderit, Edi, për miqësinë tënde të sinqertë dhe për miqësinë e thellë të Shqipërisë me Izraelin!”, shkroi Gideon Sa’ar në

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑