“Mi jep lekët shpejt se zihen vendet” ryshfet për vende pune, e pëson zyrtari i bashkisë

Mbrëmjen e djeshme kamera e fshehtë e emisionit “Stop” tregoi me zë dhe figurë, sesi përgjegjësi i Drejtorisë së Përgjithshme të Objekteve Publike pranë Bashkisë Tiranë, Erjon Buçuku merrte ryshfet, për të siguruar një vend pune. Shuma e paguar ishte 1 milionë lekë për një vend pune roje shkolle në shkollën 9-vjeçare “Ardian Klosi”. Pas disa ditësh, që Erjon Buçuku futi në punë agjentin tonë si roje shkolle, ai na telefonoi sërish për të na njoftuar, se po lirohej një vend pune tek shkolla “Mihal Grameno” për sanitare. Këtë herë duhej paguar 1.5 milionë lekë, pasi sanitaret e kanë rrogën më të lartë.Ndërkohë pas transmetimit tonë policia e Tiranës ka ndaluar zyrtarin Erjon Bucuku. Ndaj tij rëndojë akuzat e korrupsionit pasiv dhe shëprdorimit të detyrës.Materialet u referuan në Prokurorinë e Tiranës për veprime të mëtejshme.

Të Fundit