Një mesazh ka mbërritur në redaksinë tonë nga një qytetare. Ajo thotë, se kërkon ndihmë për një valixhe të nisur nga Anglia, që sipas saj, ka mbetur tranzit në Turqi. E reja tregon, se i është nisur valixhja në datën 7 mars dhe përmbante një shumë prej 10 mijë eurosh, një telefon dhe disa dhurata. Në datën 9 mars kontaktohet nga një numër turk, që prezantohet si një kompani, që i kërkon, të bëjë disa pagesa, për të marrë valixhen. Zonja ka paguar deri tani 2 500 euro dhe vazhdojën t’i kërkojnë edhe 550 euro, që t’i mbërrijë valixhja.Po si ka ndodhur gjithë kjo histori? Zonja tregon, se është njohur një rrjete sociale me një person 6 muaj më parë. Ai i ka thënë, se jeton në Angli ku punon si mjek, dhe është me origjinë nga Australia.Personi në fjalë, me të cilin ka krijuar raport romantik, është 41 vjec, ndërsa vajza 22. Në kushtet, kur bënin plane për të ardhme të përbashkët, ai tha, se i nisi një valizhe me dhurata e 10 mijë euro.Gazetarja e “Stop” u interesua në të gjitha hallkat, por rezultoi, se gjithcka ishte një mashtrim. Eksperti i teknologjisë Tomi Kallanxhi, paralajmëron, se duhet patur kujdes me komunikimin në rrjetet sociale, pasi rastet e mashtrimit janë përhapur shumë nga Nigeria, Turqia apo dhe vende të tjera.
- +355 67 220 8888
- [email protected]