STOP-EMISIONI 156(Sezoni 8) 7 Prill 2023-U dashurua ne instagram, perfundoi e mashtruar me mijra euro.

Një mesazh ka mbërritur në redaksinë tonë nga një qytetare. Ajo thotë, se kërkon ndihmë për një valixhe të nisur nga Anglia, që sipas saj, ka mbetur tranzit në Turqi. E reja tregon, se i është nisur valixhja në datën 7 mars dhe përmbante një shumë prej 10 mijë eurosh, një telefon dhe disa dhurata. Në datën 9 mars kontaktohet nga një numër turk, që prezantohet si një kompani, që i kërkon, të bëjë disa pagesa, për të marrë valixhen. Zonja ka paguar deri tani 2 500 euro dhe vazhdojën t’i kërkojnë edhe 550 euro, që t’i mbërrijë valixhja.Po si ka ndodhur gjithë kjo histori? Zonja tregon, se është njohur një rrjete sociale me një person 6 muaj më parë. Ai i ka thënë, se jeton në Angli ku punon si mjek, dhe është me origjinë nga Australia.Personi në fjalë, me të cilin ka krijuar raport romantik, është 41 vjec, ndërsa vajza 22. Në kushtet, kur bënin plane për të ardhme të përbashkët, ai tha, se i nisi një valizhe me dhurata e 10 mijë euro.Gazetarja e “Stop” u interesua në të gjitha hallkat, por rezultoi, se gjithcka ishte një mashtrim. Eksperti i teknologjisë Tomi Kallanxhi, paralajmëron, se duhet patur kujdes me komunikimin në rrjetet sociale, pasi rastet e mashtrimit janë përhapur shumë nga Nigeria, Turqia apo dhe vende të tjera.

Byreku i përdorur në emisionin “Stop” të datës 22 mars, për të ilustruar ditën e Sulltan Novruzit, është asgjësuar nga velinat tona, Klaudia e Florida. Madje Florida ka realizuar një model interesant kalfshimi, si filmi Tomi e Xherri.Një infermiere është filmuar, duke bërë si e fortë me pacientin.Pas incidentit me noteren e Fierit Anila Haxhiu, që e mbylli gazetaren në zyrë me celës,Odeta ka këshilluar një kometuese, që të mos zgjedhë gazetarinë, nëse është klaustrofobike.Një ndërtim në Kamëz ka zënë trotuarin. Ura e Goricës është në gjendje të mjerë dhe të rrezikshme. Janë këto disa nga episodet, që shfaqen e komentohen në pjesën e parë të emisionit, në rubrikën “Hitparade i absurdit shqiptar”.

Një javë më parë transmetuam rastin e vogëlushes Esmeralda Halilaj nga Picarë, Vlorë. Ajo është 14 muajshe dhe po lufton me jetën, si pasojë e një problemi në zemër shumë kompleks e të rëndë.Prindërit nuk kanë asnjë mundësi, ta dërgojnë jashtë dhe në vendin tonë nuk kryhet dot kjo ndërhyrje delikate.Operacioni i saj kushton 20.000 € dhe pas apelit nga emisioni “Stop” dhe fondacioni “Fundjavë ndryshe”, Fortis Beton dhe Orest Sota kanë dhuruar 20 mijë euro, duke marrë përsipër ndërhyrjen e vogëlushes Esmeralda Halilaj.Nxënësit e klasës së 2-të c në shkollën “At Zef Pllumbi”, kanë mbledhur ndihma për një familje në nevojë. “Stop” i ka dorëzuar ato në një familje, me një nënë 5 fëmijësh e sërish shtatzënë, viktimë e dhunës në familje.

Të Fundit