Luftë çmimesh! Domatja në Berat me 30 lekë ndërsa në Tiranë me 120 lekë

Fermeri Alban Çakalli tha për Euronews Albania se ndodh që domatja mund të shitet me çmime shumë të ndryshme në qytete të ndryshme të Shqipërisë, pasi nuk respektohen hallkat nga fermeri te tregtari.

“Ndodh që një domate shitet në Berat me 30 lekë ndërsa në Tiranë me 120 lekë dhe kjo ndodh sepse janë hallkat që shkojnë duke marrë gjithsecili nga ata tregtarët ose transportuesit x lekë të caktuar. Kjo pastaj shkon në kosto ndaj qytetarëve,” – u shpreh Çakalli.

Portali i Fermerit është një produkt i revolucionit digjital, që mundëson informacion në kohë reale mbi tregjet, çmimet, analizat ushqimore, skemat aktive të mbështetjes dhe instrumentet e financimit, kujdesin veterinar, ofertën e farmacive bujqësore, tipologjinë e grumbulluesve, mundësitë e tokave me qira, legjislacionin në fuqi e shumë informacione të tjera, duke iu bërë krah fermerit në jetën e tij të përditshme.

Të Fundit