Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj tha pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë dhe mbledhjes së grupit parlamentar se PD ka një kandidat, ndërsa kandidatët e tjerë janë me logo të tjera.
Alibeaj iu përgjigj Berishës teksa theksoi se të marrësh demokratë dhe t’i çosh në një parti që nuk ka këtë logo apo ngjyrë është kundër rregullave të statutit.
“PD nuk ka sesi të ketë 2 kandidatë, ka vetëm një kandidat, të tjerët mund të jenë nën logo të tjera, në parti të kundërta nga PD si PL apo PS le të themi. Të marrësh demokratë dhe t’i çosh në një parti që nuk ka këtë logo apo ngjyrë, unë besoj se sipas rregullave të statutit është e papajtueshme me pozicionin dhe qëndrimin e PD-së”, tha Alibeaj.