STOP-EMISIONI 142(Sezoni 8) 20 Mars 2023-Gjobat surprize, shkon te paguaje dritat, gjen 106 mije leke gjoba pa dijeni.

Një qytetar, përmes një audiomesazhi, na tregon, se i është drejtuar një pike shërbimi, për të paguar dritat dhe ujin dhe ka pyetur edhe për targën e makinës. Aty ka mësuar, se nga dhjetori 2022 deri në shkurt 2023 kishte marrë 4 gjoba me një detyrim total 106 mijë lekë të vjetra.Qytetari thotë, se nuk ka asnjë ide, sesi i ka marrë këto gjoba.Kamera e “Stop” i drejtohet një pike shërbimi dhe me pas komisariatit të policisë rrugore, ku na thonë, se fajin e ka qytetari, sepse duhet të saktësojë adresën.Eksperti Fatmir Hasho shprehet, se sjellja e gjobës me postë ka anët e mira, sepse mund ta apelosh gjobën, por njoftimi më thjeshtë do ishte me sms përmes telefonit, pasi targa e makinës ka dhe një numër telefoni.

Fshati Donofros në bashkinë e Dimalit, i ngjan një landfilldi të mbushur me plehra. Në fshatin Gradec të Malësisë së Madhe tubat e ujësjellësit kullojnë ujin jashtë.Një tabelë, që duhet të tregonte lumin Erzen, ka mbetur pa shkronja e tani dallohet vetëm lumi “E en”. Në stadiumin e Cërrikut luajnë futboll një tufë me pula e gjela. Janë këto disa nga episodet, që shfaqen e komentohen në pjesën e parë të emisionit të sotëm.

Pak kohë më parë transmetuam rastine vdekjes misterioze të të riut Saimir Sula, i cili humbi jetën në Spitalin Del Mar në Barcelonë. Në 8 Maj 2020 Saimiri shkoi në spital për një test covidi, pasi ishte me temperaturë. Testi rezultoi negativ. Majlinda, motra e tij, pas një telefonate me të, nuk e pa më të gjallë vëllain.Spitali konfirmoi vdekjen e 31 vjecarit rreth mesditës së 9 majit 2020. Fillimisht nga Spitali u tha, që Saimir Sula është axhituar dhe gjatë momentit të neutralizimit nga rojet e spitalit, i ka pushuar zemra. Por pamjet tregojnë, se Saimiri kishte shenja dhune në trup.Instituti i Mjeksisë Ligjore në Barcelonë nuk ka një konkluzion të saktë për shkaqet e vdekjes.Cështja u referua në Gjykatë në Barcelonë, por ngjarja nuk u zbardh sërish. Avokati i familjes Sula, Carlo Sardinero tregoi për “Stop”, zhdukjen, apo mos marrjen e provave kyce për këtë dosje.Pas shumë peripecish, trupi i Saimir Sulës erdhi 3 javësh në Shqipëri. Familjarët kërkuan bërjen e një tjetër autopsie.Por Instituti i Mjeksisë Ligjore në Tirane nuk mundi të bënte dot autopsinë, pasi trupi kishte kaluar në fazën e dekompozimit. Mjekët konstatuan mungesën e zemrës në trupin e pajetë të 31 vjecarit. Një javë pas publimit tonë Ministria e Drejtësisë dhe ministri Manja i ka dërguar një letër homologes spanjolle, ku i kërkon, që të bëjë kujdes, në mënyrë që gjykata e Barcelonës të përmbushë me përparësi kërkesat e Prokurorisë së Tiranës për zbardhjen e të vërtetës objektive.Nga ana tjetër,Prokurorë të Prokurorisë së Tiranës kanë zhvilluar një takim në Barcelonë me kolegët e tyre atje për cështjen në fjalë.”Stop” ka mësuar, se pavarësisht, se cfarë do të ndodhë më procesin e familjes në Barcelonë, zemra e të ndjerit në muajt maj-qershor 2023 do të kthehet në Shqipëri, për të kuptuar, se cfarë ka ndodhur me të riun e ndjerë Saimir Sula në Spitalin Del Mar në Barcelonë.

Të Fundit