“Sikur ia mora me zor!” E moshuara i merr 8 milionë lekë, tallet me qytetarin dhe gazetaren!

Një qytetar i është drejtuar emisionit “Stop”, duke denoncuar zonjën Adile Gjeleshi, një e moshuar që, sipas tij, i ka marrë 8 milionë lekë të vjetra borxh dhe nuk ia ka kthyer. Qytetari tregon, se e ka njohur zonjën në vitin 2024, në tregun e fruta-perimeve, ndërsa po ndërtonte një shtëpi. Sipas denoncimit, ajo i ishte ofruar ta ndihmonte financiarisht, por, me arsyetimin, se duheshin para për të nxjerrë shumën nga banka. Në këtë mënyrë ajo i kishte marrë 8 milionë lekë të vjetra.Kalimi i kohës dhe justifikimet e përsëritura, sipas qytetarit, e kanë lënë atë ende në pritje të parave. Në komunikimin mes tyre, Adile Gjeleshi shprehet, se nuk mund të flasë lirshëm në telefon, pasi pretendon se përgjohet. Ajo premton, se do t’ia kthejë shumën brenda javës, duke thënë, se edhe mbreti merr borxh, kur i duhet.Por, vetëm pak minuta më vonë, në komunikim me gazetaren, qëndrimi i saj ndryshon. E moshuara i quan pretendimet e qytetarit shpikje dhe vë në diskutim shumën e pretenduar.

Të Fundit