Ukraina publikon foton e dyshimtë: A ishte Putin ai në Mariupol?

Këshilltar i Ministrit të Brendshëm ukrainas, Anton Gerashchenko, ka ngritur dyshime nëse ishte vërtetë presidenti rus Vladimir Putin ai i cili vizitoi qytetin e Mariupolit.

Gerashchenko publikoi në Twitter disa foto të ndryshme të Putin gjatë kohëve të fundit, ku vihen re ndryshime të mëdha në pamjen e presidentit rus.

“Cili mendoni se është i vërteti?”, ka shkruar Gerashchenko në përshkrimin e fotografisë së publikuar në Twitter.

 

Nga pamjet e publikuara nga Moska, shihet presidenti rus, i cili bën një xhiro në qytetin e shkatërruar, në orët e vona të natës.

Kjo është vizita e parë e tij, në një tërritor ukrainas të marrë tashmë nga forcat ruse. Agjencia ruse e lajmeve TASS, ka thënë se ai ka shkuar në Mariupol me helikopter dhe është takuar me disa banorë lokalë.

Në video, një zyrtar rus dëgjohet duke ia sqaruar Putinit se si është duke u rindërtuar qyteti.

Mariupoli është nën pushtimin rus për më shumë se 10 muaj.

Kjo nuk ka qënë vizita e vetme, e paparitur që Putin ka bërë. Të shtunën ai ka shkuar në Krime, për të shënuar përvjetorin e nëntë të aneksimit të këtij gadishulli ukrainas.

Autoritetet në Kiev janë zotuar se do ta çlirojnë gjithë territorin ukrainas, përfshirë Krimenë, e aneksuar nga Rusia më 2014.

Të Fundit