Elida Shkreli tregon, se ka përfituar një pronë në Shirokë nga një hua e dhënë. Huaja nuk u kthye dhe ajo u bë pronare e truallit dhe më pas legalizoi banesën. Kur është kthyer nga Amerika, ku jeton, është njoftuar, se dikush kishte ndërtuar pa leje në token e saj. Imt e Bashkisë e kishte konstatuar ndërtimin dhe u nisën dy kallzime në prokurori. Zonja pretendon, se është dhunuar fizikisht nga njëri prej punëtoreve, derisa në vend ka mbërritur policia. Mjeku ligjor i dha 9 ditë raport, për shkak të dëmtimit fizik, por prokurorja Shqiponja Milla, e pushoi cështjen. Ndërtimi pa leje është konstatuar nga Inspektoriati i mbrojtes së Territorit Shkodër në muajin mars. Janë bërë procedurat, por ndërtimi pa leje vazhdon të jetë po aty. Kryeinspektor Gentjan Ibro nga Imt Shkodër thotë, se nuk është mbështetur nga Bashkia me mjete për të prishur ndërtesën pa leje dhe në muajin gusht i është drejtuar Ikmt-së së përgjithshme. Ne u drejtuam në Bashkinë e Shkodrës, ku na thanë, se kanë mungese logjistike dhe automjetet ekzistuese i kanë me defekt.
Sa i preferojnë të rinjtë profesionet? Më shumë ka profesionistë apo influencerë? Ne kemi pyetur të rinjtë, disa prej të cilëve thonë, se nuk do ta bënin rrobaqepësinë apo pasticerinë, për të punuar për të tjerët.
Të gjithë e pranuan ndikimin e rrjeteve sociale dhe rëndësinë e ndjekësve në instagram.Përgjigjet e të intervistuarve janë plot humor dhe batuta.
Jetmiri është 22 vjec dhe është tetraplegjik. Për të kujdeset nëna e tij. Problemi i tyre është, se nuk po marrin dot 4 milionë lekë, si rrjedhojë e prapambetjeve ndër vite, të fituara me gjyq. Lista përbëhet edhe nga shumë familje të tjera në Bashkinë Këlcyrë.Pasi u lidhëm me përmbaruesin, ai na tha, se banka ka probleme këto kohë, për shkak të sulmeve kibernetike, por pritet që shumë shpejt lekët të lëvrohen dhe t’u kalojnë familjeve.Përmbaruesi, Resul Alushani, thotë, se nga Këlcyra kanë ardhur ca fonde.Sipas tij, ato u kalojnë disa personave me prokurë, që ua shpërndajnë qytetarëve. Shumat kanë shkuar në bankë, por bankat kanë qenë të bllokuara, për shkak të një problemi në sistem. Në pak ditë paratë shkuan tek personat në nevojë.