“Ti je e vdekur sot” zbulon se i kanë zaptuar pronën, roja e firmës ndërtuese e dhunon për vdekje!

Elida Shkreli tregon, se ka përfituar një pronë në Shirokë nga një hua e dhënë. Huaja nuk u kthye dhe ajo u bë pronare e truallit dhe më pas legalizoi banesën. Kur është kthyer nga Amerika, ku jeton, është njoftuar, se dikush kishte ndërtuar pa leje në token e saj. Imt e Bashkisë e kishte konstatuar ndërtimin dhe u nisën dy kallzime në prokurori. Zonja pretendon, se është dhunuar fizikisht nga njëri prej punëtoreve, derisa në vend ka mbërritur policia. Mjeku ligjor i dha 9 ditë raport, për shkak të dëmtimit fizik, por prokurorja Shqiponja Milla, e pushoi cështjen. Ndërtimi pa leje është konstatuar nga Inspektoriati i mbrojtes së Territorit Shkodër në muajin mars. Janë bërë procedurat, por ndërtimi pa leje vazhdon të jetë po aty. Kryeinspektor Gentjan Ibro nga Imt Shkodër thotë, se nuk është mbështetur nga Bashkia me mjete për të prishur ndërtesën pa leje dhe në muajin gusht i është drejtuar Ikmt-së së përgjithshme. Ne u drejtuam në Bashkinë e Shkodrës, ku na thanë, se kanë mungese logjistike dhe automjetet ekzistuese i kanë me defekt.

Të Fundit