Të hënën po zhvilohet në Kuvend një konferencë në kuadër të 50-vjetorit të themelimit të Akademisë së Shkencave.
I pranishëm është edhe kryeministri Edi Rama, i cili gjatë fjalës së tij nënvizoi se është i vetmi në sallë që nuk ka s’ka marrë asnjë titull shkencor.
“Më lejoni t’u drejtohem me disa fjalë si i vetmi në këtë sallë pa asnjë titull shkencor”, u shpreh Rama.
Rama nënvizoi më tej se falë Akademisë së Shkencave ne kemi sot një gjuhë të unifikuar.
“Një institucion që përfaqësoi dhe mbrojti me forcë interesin e lartë kombëtar të gjuhës shqipe. Nëse sot e kemi një gjuhë të unifikuar dhe një gjuhë të shpëtuar, kjo i detyrohet në radhë të parë akademikëve të asaj kohe dhe asaj Akademie Shkencash që sot është në një proces përpjekje për t’i rikthyer në lartësinë dhe vendin që i takon”, tha kreu i qeverisë.