Maska anti-Covid e së ardhmes vjen nga Kina. Do të pajiset me një sensor i cili do të jetë i aftë që të zbulojë praninë e infeksionit ose llojeve të tjera të viruseve në ajër.
Falë pranisë së një xheli dhe të ndihmuar nga ritmi i frymëmarrjes, pajisja mbrojtëse do të marrë mostrat dhe do t’i analizojë në kohë reale. Pas dhjetë minutave, përdoruesi do të marrë një mesazh në telefonin e tij celular.
Në një artikull të botuar në revistën Matter, studiues nga Universiteti i Shangait ‘Tongji’, ilustruan pajisjen inteligjente që përveç Sars-Cov-2, do të jetë në gjendje të zbulojë edhe viruset e gripit.
Sa i përket përdorimit të saj, maska funksionon shumë mirë në hapësira me ajrim të dobët, si ashensorë apo dhoma të mbyllura, ku rreziku për t’u infektuar është i lartë.
Kështu shpjegon Yin Fang, një nga autorët e studimit.
Maska e re do të funksionojë gjithashtu edhe nëse shfaqen viruse të tjera të frymëmarrjes pasi sensori është lehtësisht i rinovueshëm.