Jemi në Korcë për problemin e qytetarit Pandeli Tarusha.Ai shpjegon, se ka një pronë truall me certifikatë pronesië. Prona preket nga investimi i Unazës Veriore Pandeliu u shpronësua si truall nga Arrsh, pastaj nga Unaza e vogel e ish kundërajrorit doli arë.I gjithë problemi ka ardhur nga zyra e Kadastrës, e cila e ktheu nga trulla në arë, me pretendimin, se më parë kishte bërë lapsus.Drejtoresha e Zyrës Urbanistike, Zhaneta Pepa, thotë, se shkresa ka ardhur e tillë nga kadastra, ndaj ajo nuk ka asnjë përgjegjësi.
Si cdo të enjte parlamenti u mblodh sot në seancën plenare të rradhës. Nuk munguan debatet dhe batutat nga deputetët. Pandeli Majko dhe Enkelejd Alibeaj replikuan për ngjyrën e flokëve dhe të mjekrës. Ndërsa Grida Duma tha, se propaganda e qeverisjes i ngjan doktor Gjilpërës së Faik Konicës, që e zgjidhte situatën me një kapsulë vaji për kapsllëk.
Për problemin e pronës së qytetarit Pandeli Tarusha, që nga truall u shndërrua papritur në arë, shkojmë te IMT, Bashkia Korcë, për murin e prishur nga Bashkia, pa leje dhe mbi vendimin e gjykatës. Drejtori nuk e pranon, që ka ndërhyrë, por e tradhton një shkresë e shërbimeve publike.Në zyrën e Kadastrës, titullari thotë, se është bërë një gabim, ndërsa specialisti ia hedh fajin një ish-punononjësi hipoteke, që ka bërë regjistrimin gabim. Për këtë situatë, Pandeli Tarusha ka bërë kallzim në prokurorinë e Korcës për Bashkinë, Imt-në dhe Ashk-në, por ka një vit që nuk merr përgjigje. Pyesim prokurorin e cështjes, Orgent Eminaj, i cili ka 11 muaj, që nuk njofton qytetarin, por ai mjaftohet të thotë, së cështja është në hetim. Interesohemi tek MIE dhe ARRSH, ku ia ngarkojnë kompetencën Ashk, dhe Bashkisë për projekte madhore.