Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, në fjalën e saj në Kuvend u shpreh se qeveria nuk ka bërë asgjë për të mbështetur qytetarët dhe se sipas saj paketa e rezistencës sociale e ngritur nga qeveria për shkak të rritjes së çmimeve nuk është asgjë tjetër veçse e mbushur me fjalë boshe.
“E nderuar drejtuese e seancës, të nderuar deputetë të vendit më të zhvilluar e të lumtur. Të gjitha ia dimë për nder Zeusit. Sot produktet e shportës janë rritur me 30 %. Nga ajo që po kuptojmë sot, qoftë tërmeti, qoftë pandemia janë kthyer në një pastrim parash të jashtëzakonshëm sidomos në pjesën e rindërtimit. Mjafton të shikosh çmimet e naftës dhe çmimet me të cilat punohet dhe kuptohet se kush është paketa e rezistencës. Edhe sot e kësaj ditë ku ne flasim se si mund t’i japim njerëzve rezistencë nuk shohim asgjë veçse fjalë. Ndërkohë do të ishte e ndershme të mos talleshin me qytetarët de t’u tregohej se para kanë shkuar te koncesionet. Besoj se qytetarët e kuptojnë shumë mirë kur bëjmë gabim dhe kërkojmë falje por kur gabimet përsëritet çmimet janë edhe më të larta”, tha Kryemadhi.