Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e sotme në kryeqytet, ku një person ka mbetur i vrarë me armë zjarri dhe një tjetër i plagosur.
Ngjarja ndodhi në një lokal të njohur pranë Gjykatës së Tiranës. Autori i dyshuar i krimit, shtetasi me inicialet K.P., ka hyrë në një lokal ku ishte ulur ish-dhëndri i tij dhe ka qëlluar ndaj tij 8 herë me armë, duke i marrë atij jetën ( e kapen 5 plumba). Ndërkohë që është plagosur lehtë ish-prokurori, aktualisht avokat, Adriatik Cama, i cili është transportuar në spital. Mësohet se çifti ka qenë në proces divorci, duke e çuar autorin drejt aktit të rëndë.
Fill pas krimit, autori i dyshuar i ngjarjes është larguar me një automjet tip ‘Hyundai’.