Një ditë më parë transmetuam rastin e një stomatologu në Fier, që i hoqi nervat e dhëmbëve një pacienteje, që kërkoi të mjekohej për mishrat e dhëmbëve. Sot një tjetër rast ka shkuar edhe më në ekstrem. Griselda Culi tregon, se u kthye nga Greqia, ku punon dhe iu drejtua klinikës “T3” në Cërrik, për bërë dhëmbët e sipërme.Pasi ranë dakord për procedurën dhe pagesën, nisi dhe kalvari i vuajtjeve për Griseldën.Në fillim cifti i dentistëve Fationa dhe Tonet Sulce i hoqën Griseldës të gjithë dhëmbët e sipërm. Më pas, kur duhet të bënin dhëmbët e porcelanit, i morën paratë e heqjes dhe e përzunë, me pretendimin, se ajo ka folur keq për dy bashkëshortët.Griselda tregon, se u drejtua tek 2 dentistë, por nuk e morën përsipër, sepse ishin hequr shumë dhëmbë dhe nuk ka ku të mbahet ura e porcelanit. Në këto kushte, qytetarja i drejtohet sërish klinikës dentare “T3”, ku merr të njejtën përgjigje, se nuk do ia bëjnë dhëmbët.
- +355 67 220 8888
- [email protected]