Dy të moshuar në fshatin Rad, njësia Manëz në Lalz, Besim dhe Bajame Gjergji, prej datës 26 nëntor janë në qiell të hapur, pasi shtëpia e tyre ka pësuar dëme të konsiderueshme dhe ata kanë frikë të futen. Askush nuk i ka parë as ata vetë dhe as banesën, ndaj kërkojnë një cadër, për të futur kokën. Gazetarja e “Stop” i drejtohet Njësisë Adminstrative Manëz dhe pas komunikimit me administratorin, u con cadrën Besimit dhe Bajames.Nismës së Emisionit “Stop” për të ndihmuar familjet e dëmtuara nga tërmeti i është bashkuar edhe artisti i njohur Ardian Bujupi, i cili ndihmoi me para familjet, e akomoduara në zonën e Unazës së Re, tek “Egi Center”.Ai thotë, se ka ardhur nga Gjermania bashkë me shokët e tij, për t’u solidarizuar me të prekurit nga fatkeqësia.Gazetarja e “Stop” ka shkuar në fshatin Papër të Elbasanit, pasi shkolla “Fiqiri Baltëza” ka vendosur të dhurojë ndihma për ata, që sot kanë më shumë nevojë.Ndihmat e mbledhura ua dërguam të strehuarve në “Egi Centër” në Tiranë dhe të moshuarve Besim dhe Bajame Gjergji në fshatin Rad.
- +355 67 220 8888
- [email protected]