STOP – EMISIONI 134 (SEZONI 4) 6 mars 2019-Vlorë, postieri vjedh 100 milionë lekë energji e pensione, qytetarët debitorë.

Nuri Memo, nga fshati Ceprat i Vlorës, ankohet në “Stop”, se postieri, tek i cili paguante energjinë elektrike, i ka vjedhur pagesat, duke e lënë debitor, megjithëse ka paguar te gjitha detyrimet.Vec kësaj, postieri Aranit Kojdheli, i ka përvetësuar edhe 400 mijë lekët e invaliditetit të djalit.Nuriu është debitor në shumën e 1 milionë lekëve.Drejtori i Zyrës Postare Vlorë, Vullnet Bilbilaj, shprehet, se për energjinë, u është dhënë mundësi qytetarëve, që të sjellin librezat më vulën e postës dhe firmën e ish-punonjësit dhe të pajisen me vërtetim.Por Nuriut i ka humbur një librezë e shtëpisë dhe duhet të presë procesin gjyqësor.Postieri Aranit Kojdheli ka vjedhur 100 milionë lekë dhe gjykata e Vlorës, nuk ia ka ngarkuar atij këtë shumë.

Vlorë, vendimi i gjykatës i pasaktë, sorollat të moshuarën per pronën.

Shefikate Zahaj, një e moshuar nga Vlora, i është drejtuar emisionit “Stop” , pasi nuk mundet të regjistrojë në hipotekë pronën e saj.Ajo ka fituar tokën me gjyq e tani po has pengesa në hipotekë.Gazetarja e “Stop” i drejtoret zyrës së hipotekës dhe juristi, Andi Haxhiaj,shpjegon, se ka një mospërputhje grafike mes 2 akteve të eskpertimit, që ka bërë gjykata. Njëri nga vendimet e jep tokën 262 metra, ndërsa tjetri 250 metra. Rruga e vetme, sipas juristit, është sërish gjykata.

Të Fundit