Kumrie Çerpia jeton prej më shumë se 15 vitesh në Greqi, së bashku me familjen. Bashkëshorti i saj jeton në shtetin fqinj prej 28 vitesh, ndërsa ajo tregon, se nuk kanë asnjë pronë apo tokë në Shqipëri. Megjithatë, në qershor të vitit 2026, familja ka marrë një shkresë nga Bashkia Kamëz, ku i kërkohet të paguajë rreth 600 mijë lekë të vjetra detyrime tatimore, të lidhura me gjendjen civile të bashkëshortit në Babrru.E habitur nga kjo kërkesë, Kumrie Çerpia i drejtohet emisionit “Stop”, pasi nuk kupton, se për çfarë taksash bëhet fjalë dhe pse duhet të paguajë. Pas interesimit të emisionit, Bashkia Kamëz sqaron, se bëhet fjalë për taksa të vendosura në cilësinë e kryefamiljarit. Sipas institucionit, që prej vitit 2021, detyrimet për emigrantët mund të hiqen, por qytetarët duhet të paraqesin një vërtetim, që konfirmon statusin e tyre si emigrantë. Për detyrimet e mëparshme, bashkia shpjegon, se ato të periudhës deri në vitin 2014 përfitojnë falje, ndërsa për periudhën 2015–2029 parashikohet përgjysmimi i tyre.Në përfundim, nga shuma prej 600 mijë lekësh të vjetra, Kumrie Çerpias i mbetet për të paguar 180 mijë lekë të vjetra.



