Rama-Beqja, investimi në spitalin e Beratit dhe gjendja reale!
Në këtë pjesë trajtohen me humor një protestë e një grupi socialistësh para selisë blu, organizuar nga Shkëlqim Meta. Ben Blushi u shpreh më pas, se disa pjesë të PS-së, po jepen me koncension si biznes privat. Shfaqet një video e studentëve të hoteleri-turizmit, që luajnë me letra. Më pas në këtë pjesë trajtohet investimi i ministrisë së shëndetësisë prej 5.9 milionë lekësh në kardiologjinë e spitalit të Beratit. Me kamera të fshehtë jepet gjendja reale e këtij reparti dhe drejtoresha që thotë, se nuk ka mjaftueshëm kardiologë. Po sot Ilir Meta është shprehur në një intervistë, se sic flasin, politikanët janë bërë për t’i mbledhur e cuar në ishullin e Sazanit, ku të rrijnë me gjarpërinjtë…
Testi i drogës për aplikantët e Akademisë së policisë!
Të gjithë ata që aspirojnë Akademinë e Policisë duhet t’i nënshtrohen testit të drogës. Stop tregon, sesi ne QSUT thonë, se nuk mund ta bëjnë këtë test, por duhet të drejtohen në privat. Kostoja për këtë analizë shkon nga 4 mijë në 5 mijë lekë të reja.Vitin e kaluar fituan 1 mijë persona. Stop bën llogarinë e parave qe “rrjedhin” drejt privatit, për një analizë që mund të kryhet në QSUT. Po kështu me kamera të fshehtë tregohet, sesi ky test mund të falsifikohet…
Rruga pranë TEG, ose “rruga e askujt” – burim aksidentesh!
Pasi “Stop” trajtoi problemin e ndricimit të munguar të rrugës pranë TEG-ut, redaksia iu drejtua OSHEE-së, dhe ARRSH-së. Askush nuk e merr përsipër përgjegjësinë, duke e bërë këtë rrugë, burim aksidentesh…