Përplasje me policinë, FNSH ndërhyn ndaj studentëve për t’i shpërndarë, fillojnë shoqërimet

Situata është tensionuar gjatë protestës së zhvilluar para Ministrisë së Arsimit, ku ka nisur përplasja fizike mes efektivëve të Policisë së Shtetit dhe protestuesve.

Policia ka filluar ndërhyrjen ndaj studentëve protestues në rrugën e Durrësit para Ministrisë së Arsimit.

Të rinjtë i vunë flakën kazanëve të mbeturinave mes rrugës. Ndërkohë FNSH ndërhynë në aksion dhe shoqëruan një të ri.

Sakaq, u aktivizua dhe autoboti i ujit që hodhi ujë për të shpërndarë turmën.

Gjatë përshkallëzimit të situatës, është përdorur ujë me presion për shuarjen e zjarrit që u ishte vënë koshave të policisë, ndërsa raportohet edhe për disa persona të shoqëruar nga policia.

Situata para Ministrisë së Arsimit vijon të jetë e tensionuar, ndërsa priten më shumë detaje mbi zhvillimet e protestës

Të Fundit