“350€ për një vend pune” e reja bie pre e mashtrimit

Jemi në Tiranë me një vajzë të re, e cila ka përfunduar studimet për drejtësi, por ka rënë viktimë e një skeme mashtrimi nga Arsid Hametaj dhe Kristina Maneshi. Vajzës i është premtuar fillimisht punë në një OJF, Onlab, për të cilën ka dërguar 100 euro në emër të Elion Tafili. Pasi kjo punë nuk u bë, Arsid Hametaj i propozon një punë si specialiste në ATP , por duhet të shtonte edhe 250 euro. Këto para iu dorëzuan shtetases Kristina Maneshit, që pretendonte, se punonte te burimet njerëzore të këtij institucioni.Arsid Hametaj komunikon me mesazhe për të dërguar dokumentacionin pranë Ministrisë së Drejtesisë, por merr shpjegimin, se procedura nuk bëhet me postë, por përmes DAP-it për punësim. Ndërsa Kristina Maneshi punon në Shërbimin e Provës.Pas shumë peripecive, vajza e re nuk u punësua kurrë dhe as mori mbrapsht 350 eurot.Vetë denoncuesja u interesua pranë ATP-së, ku i thanë, se personi Arsid Hametaj prej kohësh nuk është më pjesë e këtij institucioni.

Të Fundit