E Enjte, 26 Nëntor 2026
Lajm i fundit
“100 orë punë në interes publik” GJKKO jep vendimin për kryebashkiakun e Vaut të Dejës Ursula Von der Leyen: 338 milionë euro të tjera për Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut Berisha refuzon të lirojë foltoren e Kuvendit, vijon fjalimin me mikrofon të fikur Rama ndan pamje nga Konferenca e Investimeve BE-Ballkani Perëndimor: Vijon edhe sot me diskutime e takime pune STOP-EMISIONI 55(Sezoni 12) 25 Nentor 2026- Pamjet e aksidentit mes dy motorreve, ekspertiza nuk merr videon, fajtor shpallet i godituri. GJKKO merr vendimin, me sa vite burg dënohet nëna e Monika Kryemadhit Gjysma e apartamenteve me qira në Tiranë janë më të shtrenjta se 660 euro/muaj, çmimet për 56 zona 34-vjeçarja u shtir për 10 vite sikur kishte kancer dhe përfitoi 200 mijë dollarë, bashkëshorti zbuloi mashtrimin dhe kërkoi divorcin “Lufta jonë ndaj korrupsionit, e paprecedentë në rajon”, Rama nga Brukseli: Nuk ka më askënd mbi ligjin në Shqipëri Veliaj: Çerdhet e kopshtet falas nga 2027
Bota

20-vjeçarja në Sudan dënohet me vdekje me gurë, tradhtoi bashkëshortin

Një gjykatë në Sudan ka dënuar një grua me vdekje me gurë, pasi u dënua për tradhti bashkëshortore, rasti i parë i njohur në vend për gati një dekadë.

20-vjeçarja Maryam Alsyed Tiyrab, u arrestua nga policia muajin e kaluar, shkruan The Guardian.

Tiyrab ka deklaruar se po apelon kundër vendimit, teksa pjesa më e madhe e dënimeve me gurë, të cilat janë kryesisht kundër grave anulohen në Gjykatën e Lartë.

Qendra Afrikane për Studime të Drejtësisë dhe Paqes (ACJPS), me qendër në Ugandë, tha se dënimi shkel ligjin vendas dhe ndërkombëtar dhe bëri thirrje për lirimin e menjëhershëm të Tiyrab.

Në vitin 2020, qeveria kalimtare e Sudanit, e cila pasoi rrëzimin e Omar al-Bashir, njoftoi reforma në disa nga ligjet e saj penale të linjës së ashpër dhe politikat e sheriatit. Reformat nuk përfshinin goditjen me gurë, por në gusht vendi ratifikoi konventën e OKB-së kundër torturës.

Goditja me kamxhik, e cila u shpall e jashtëligjshme në vitin 2020, ende jepet si dënim nga gjykatat.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑