Zjarri ende aktiv në Zhamë të Lushnjës, forcat e Armatosura në ndihmë të zjarrfikësve

Në fshatin Zhamë të Lushnjes vazhdon zjarri që mori përmasa të mëdha mbrëmjen e së martës.

Për të ndihmuar në shuarjen e flakëve, në terren kanë shkuar edhe efektivët e Batalionit të tretë të Këmbësorisë së Forcës Tokësore të ushtrisë.

Ata u janë bashkuar forcave zjarrfikëse të Lushnjes, Fierit, Divjakës, Roskovecit, Beratit dhe kompanisë Albpetrol në operacionin e fikjes së zjarrit masiv të rënë në kodrat e fshatit Zhamë të Lushnjes.

Mbrëmë policia evakuoi disa banorë të fshatit të cilëve u rrezikoheshin banesat. Autoritetet thonë se kanë identifikuar edhe zjarrvënësin, një 58-vjeçar, i cili ndezi zjarr për të djegur mbeturinat.

Të Fundit