“Buka e bardhë rrezik për diabetin”, eksperti ushqimor: Ka më shumë sheqer

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani tha per media se personat që konsumojnë bukë të bardhë kanë më shumë shanse të preken nga diabeti se ata që konsumojnë bukë të zezë.

Ai tha se kjo vjen për arsye se buka e bardhë ka më shumë karbohidrate dhe rrit nivelin e sheqerit në organizëm

“Buka e bardhë ka më shumë sheqer. Ajo ka më shumë karbohidrate më shumë dhe këtu ka rrezikun e diabetit. Ajo mund të shkaktojë më shumë diabetin se buka e zezë se ka karbohidrate, se ajo rrit sasinë e sheqerit në organizëm”,-tha eksperti ushqimor.

Të Fundit