Doli nga grupi i punës në WhatsApp, punonjësi hiqet nga puna

Një punonjës është pushuar nga vendi i punës pasi u largua nga grupi i rrjetit social WhatsApp.

Ai punonte në sektorin e hotelerisë në Cádiz të Spanjës. Nw grupin e rrjetit social kompania dërgonte oraret me turnet e punonjësve, jepte informacione për çështjet e punës dhe nga ku kontrollonte veprimtarinë e personelit.

Sipas versionit të punonjësi, vendimi për t’u larguar nga grupi u motivua nga vendimi i kompanisë që punonjësit e saj të dërgonin foto dhe video të asaj që bënin çdo ditë.

Pasi u largua nga grupi, punëtori deklaroi se kishte marrë presion nga kompania për t’u kthyer në grup. Së fundi, duke e ditur se kompania nuk mund ta përfshinte në grup pa pëlqim dhe duke pasur parasysh refuzimin e tij për të qenë pjesë e atij grupi, ai u shkarkua nga kompania.

Më pas, punonjësi ka bërë denoncim pranë sindikatës, duke konsideruar se i janë shkelur të drejtat si punonjës.

Të Fundit