Zgjedhjet e 25 prillit, ish-ministrja Besa Shahini merr vendimin: Do të shkoj në Tiranë të votojë…

Ish-ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka zbuluar vendimin e saj se do të vijë në Shqipëri për të votuar në 25 prill.

Përmes një postimi në rrjetin e saj social Facebook, Shahini shkruan Partia Socialiste vazhdon të jetë opsioni më i mirë i për Shqipërinë.

Ish-ministrja e Arsimit, tha se nëse do të kishte mundësinë të votonte edhe jashtë qarkut të saj, do të votonte paraardhësen e saj në, Lindita Nikolla në Lezhë, Milva Ekonomin në Durrës dhe Anila Denajn në Vlorë

“Do të votoja edhe shumë gra të tjera të cilat kanë treguar qëndrueshmëri, vendosmëri dhe dashuri të madhe për Shqipërinë. Të dashura shoqe, ju uroj sukses të dielën!”, shkruan Shahini.Besa Shahini ka qenë ministre e Arsimit, prej 28 dhjetorit të 2018 deri në shtator të vitit 2020.

 

 

Të Fundit