Zelensky: Rusia të shpallet shtet terrorist

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky gjatë videos së tij më të fundit të publikuar është shprehur se Rusia duhet të shpallet zyrtarisht një shtet terrorist.

Ai shprehet se çdo ditë po i afrohemi momentit kur ushtria jonë do t’i kalojë pushtuesit për nga teknologjia dhe forca.

Unë do të vazhdoj t’i kujtoj botës se Rusia më në fund duhet të njihet zyrtarisht si një shtet terrorist, sponsor i terrorizmit. Kjo është thjesht një e vërtetë. Kjo është e drejtë dhe pasqyron realitetin e përditshëm që pushtuesit kanë krijuar në Ukrainë dhe janë të etur për t’a çuar përpara edhe në Evropë. Dhe kjo duhet të sanksionohet ligjërisht.

Ne punojmë çdo ditë për të forcuar mbrojtjen tonë. Çdo ditë po i afrohemi momentit kur ushtria jonë do t’i kalojë pushtuesit për nga teknologjia dhe forca. Sigurisht që kjo varet partnerët , nga gatishmëria e tyre për furnizim, të nevojshme për të mbrojtur lirinë.

Të Fundit