E Diel, 29 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Bardhi: Ky është polici që qëlloi deputetin e PD-së në protestë, të arrestohet! Berisha viziton deputetin Hoti në spital: E morën në shenjë në zemër Ministri Demo kërkon pezullimin e efektivit që qëlloi me plumb gome deputetin në protestë 82-vjetori i Çlirimit, Rama dhe Begaj zhvillojnë homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit Tiranë, hodhi molotov në drejtim të policisë gjatë protestës, arrestohet 18-vjeçari 29 Nëntori, Rama uron shqiptarët për Ditën e Çlirimit ‘Shfaqet’ Lulzim Basha, merr pjesë në pritjen e Begajt për 114-vjetorin e Pavarësisë Berisha: Rama përdori të gjitha mjetet kundër protestuesve Demo thirrje qytetarëve pas protestës: Të bashkohemi kundër dhunës, Shqipëria është e të gjithëve 114-vjetori i Pavarësisë, Begaj mesazh protestuesve: Dialogu është rruga, dhuna nuk është zgjidhje
Bota

Vuçiç: Unë jam Trump në Ballkan, CNN gënjen

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç e krahasoi veten me presidentin e SHBA-së, Donald Trump.

Në një intervistë me Washington Examiner, Vuçiç akuzoi CNN për gënjeshtra për protestat masive kundër tij.

“CNN flet kundër meje ashtu siç foli kundër presidentit amerikan Donald Trump. Të dashur miq të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, do të kuptoni gjithçka. E vërteta është në anën e kundërt të asaj që thotë CNN”, tha ai.

“Do të shihni se ata po bëjnë dhe thonë gjithçka kundër meje, siç thanë kundër presidentit amerikan Trump, dhe atëherë gjithçka do të bëhet e qartë për ju”, tha Vuçiç në përgjigje të një pyetjeje se çfarë do të dëshironte që shikuesit amerikanë të dinin për Serbinë, teksa informohen vetë në rrjetet sociale.

I pyetur se çfarë mendonte se protestuesit donin në këtë pikë, Vuçiç u përgjigj se “protestuesit kanë shkatërruar 186 traktorë”.

“E vetmja përleshje e madhe që ata patën ishte mes tyre. Askush nuk iu përgjigj, nuk donim të arrestonim askënd. Në fund na u desh të arrestonim 44 persona. 13 persona u arrestuan sepse ishin të dehur ose duke shkaktuar dhunë”, shtoi Vuçiç.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑