Vuçiç për marrëveshjen për targat: E konsideroj sukses të madh të Serbisë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes në Bruksel për çështjen e tragave.

Vuçiç konfirmoi se pala serbe në Bruksel pranoi një propozim për të arritur kompromisin.

“Unë mendoj se kemi arritur një lloj zgjidhjeje kompromisi, me të cilën jam i kënaqur dhe mendoj se është e rëndësishme për palën tonë”, tha Vuçiç.

Përmes një postimi në rrjetin social Tëwtter, ai ka shkruar se marrveshja u arrit pas negociatave dy ditore që u bë nga delegacionet e dy shteteve.

“Ne e kemi një marrëveshje! Pas dy ditësh negociatash intensive, një marrëveshje për të vazhduar përpara është arritur. Falënderoj Besnik Bislimin dhe Petar Petkoviqin për gatishmërinë për të negociuar dhe për t’u pajtuar për të mirën e njerëzve”, ka shkruar Lajçak.

Duke theksuar tërheqjen e forcave speciale të Policisë së Kosovës nga veriu, Vuçiç tha se e cilëson sukses të madh marrëveshjen e arritur sot.

“Unë e konsideroj këtë një sukses të madh të palës sonë”, tha Vuçiç.

Palët janë pajtuar për pikat e mëposhtëme:

Njësitë Speciale të Policisë të vendosura aktualisht në Jarinjë dhe Bërnjak do të largohen njëkohësisht me bllokadat duke filluar nga 2 tetori i vitit 2021 nga 08:00 e mëngjesit dhe do të përfundojë më së largu në orën 16:00. KFOR-i do të vendoset në Jarinjë dhe Bërnjak para fillimit të largimit të të dyja palëve dhe do të qëndrojë për rreth dy javë për të mbajtur një ambient të sigurt dhe lëvizje të lirë.
Që nga 4 tetori 2021 në orën 08:00, do të hyjë në fuqi regjimi i vendosjes së letrave ngjitëse që do të bëhet si është arritur pajtueshmëria në kuadër të procesit të dialogut dhe do të aplikohet si masë e përkohshme deri në arritjen e një zgjidhjeje të përhershme.
Do të krijohet një Grup Punues i përbërë nga përfaqësues të BE-së dhe nga palët e Beogradit dhe Prishtinës, dhe i drejtuar nga BE-ja në mënyrë që të gjendet një zgjedhje e përhershme për targat bazuar në standardet dhe praktikat e BE-së. Takimi i parë i Grupit Punues do të mbahet më 21 tetor 2021 në Bruksel. Brenda gjashtë muajve nga takimi i parë, Grupi Punues do t’i prezantojë të gjeturat e për zgjidhjen e përhershme në nivelin më të lartë të formatit të dialogut.

Të Fundit