Vritet në mes të lokalit këngëtari i njohur turk pasi refuzoi të këndonte 1 këngë

Këngëtari i njohur turk, Onur Şener është plagosur për vdekje në një lokal ku po performonte. Sipas deklaratave të pasqyruara në raportin e policisë, një grup prej disa personash të cilët ndodheshin në ambientin ku këngëtari turk po këndonte, i kanë kërkuar atij që të performonte një këngë, por Onur Şener ka refuzuar kërkesën e tyre. Pasi refuzimit, ata kanë filluar të debatojnë me muzikantin.

Më pas debati agravoi aq shumë saqë Şenerin e plagosën me copa xhami në fyt. Pas ngjarjes, artisti u dërgua në spital, por me gjithë ndërhyrjet mjekësore nuk mund të shpëtonte.

Në lidhje me ngjarjen e rëndë, Policia ka arrestuar 3 nga 5 personat e dyshuar për vrasjen e muzikantit Onur Şener i cili gjeti vdekjen si pasojë e sherrit në një ambient argëtimi në lagjen Çankaya të Ankarasë.

Të Fundit