E Hënë, 23 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Çfarë fshihet poshtë? Zbulohen tunele sekrete nën monumentin 1500-vjeçar Infermierët dhe mjekët e rinj, direkt në Provimin e Shtetit, pas praktikës! Kumbaro e Spahiu takojnë studentët: Do të vijojmë lehtësimin e procedurave Moti i keq, shembet çatia e spitalit të Pukës, bie mbi ambulancën Do të dyfishohet pagesa për fëmijët me aftësi të kufizuara, Spahiu: Mbështetje edhe për prindërit kujdestarë Platforma ‘Fol me Kryeministrin’, 1.912 qytetarë shprehin shqetësimet e sugjerimet! Kryesojnë denoncimet, problemet me legalizimet e propozimet për politika të reja Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron pretendimet: Shqipëria nuk u përfshi në sulmin me dronë ndaj anijes ruse pranë Libisë Avokati i Veliaj, Ndreca: Nga sot do të jem një socialist që nuk hesht dhe që nuk e braktis lirinë në të cilën besoj 15-vjeçarja në hotel me 37-vjeçarin, pas transmetimit të Stop, dy të arrestuar! I mbylli gazetarët e Stop në zyrë, kameramani u godit! Tani noterja në burg Vëllai e denoncoi në Stop, tani përfundon në gjyq! 11.7 milionë lekë dhe firma të falsifikuara
Aktualitet

Vritet 23-vjeçari shqiptar në Itali, algjeriani e goditi me shtizë

Një ngjarje e rëndë është shënuar rreth orës 17:00 të ditës së djeshme në Sirolo të Italisë. 23-vjeçari me origjinë shqiptare Klajdi Bitri humbi jetën teksa mbronte shokun e tij, i cili po konfliktohej me një person tjetër.

Mediat italiane shkruajnë se i riu u godit në mes të rrugës me shtizë peshkimi nga një 30-vjeçar algjerian. Ky i fundit mësohet se është arratisur nga vendngjarja me një makinë të errët, por u kap pas 5 orësh nga policia e Falconara-s. Në makinë iu gjet dhe shtiza me të cilën kreu krimin e rëndë.

Paraprakisht thuhet se shkak u bë situata e krijuar me makinat në rrugë, ishte algjeriani i cili po lëvizte shumë ngadalë duke krijuar trafik. Ai më pas, siç thonë dëshmitarë të tjerë, është konfliktuar fizikisht me shokun e të riut shqiptar. Ky i fundit teksa u përpoq të zbuste sherrin mes të dyve, humbi jetën në formë tragjike. Sipas autoriteteve atje, Bitri mori goditje në gjoks dhe mbeti i vdekur në vend.

Në vendin e ngjarjes, veç forcave policore ka mbërritur dhe kryetari i bashkisë së Sirolos, Philip Moscalla.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑