Vrasja e nënkomisarit, Sandër Lleshaj: Të mos merremi vetëm me policinë, vrasësi është produkt i shoqërisë – Stop
Aktualitet, Të Gjitha

Vrasja e nënkomisarit, Sandër Lleshaj: Të mos merremi vetëm me policinë, vrasësi është produkt i shoqërisë

Ish-ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj tha në Euronews Albania se diskutimi i madh lidhur me protokollin e ndjekur nga policia gjatë ngjarjes në Lezhë ku humbi jetën një efektiv, është i tepruar. Ngjarja sipas tij, është finalizim i një historie që ka nisur në bankat e shkollës, ka vijuar në familje e më tej në shoqëri. Vrasësi tha z.Lleshaj nuk është produkt i policisë, por produkt i shoqërisë ku jetojmë.

“Veç fokusimit tek policia, duhet të ndajmë faktin që krimineli nuk është produkt i policisë, është produkt i një shoqërie që duhet të reflektojë se pse një i ri ngre dorë kundër policisë, pastaj të merremi me defekte të policisë. Pritshmëria e një polici kur përballet me një qytetar nuk është që të vritet prej tij, nuk jemi në atë situatë në Shqipëri. Thelbi është kriminalizimi i rinisë që është futur në një rrugë pa krye”, u shpreh ish-ministri i Brendshëm.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *