E Martë, 24 Nëntor 2026
Lajm i fundit
“Nëse tentojnë të më arrestojnë, futem në grevë urie”, Vuçiç: Një milion njerëz do dalin në rrugë Zbulohet “laboratori” nëntokësor i kanabisit në Shkodër, arrestohen 10 persona! Zbulohen 2600 bimë dhe 170 kg drogë e përpunuar Çfarë fshihet poshtë? Zbulohen tunele sekrete nën monumentin 1500-vjeçar Infermierët dhe mjekët e rinj, direkt në Provimin e Shtetit, pas praktikës! Kumbaro e Spahiu takojnë studentët: Do të vijojmë lehtësimin e procedurave Moti i keq, shembet çatia e spitalit të Pukës, bie mbi ambulancën Do të dyfishohet pagesa për fëmijët me aftësi të kufizuara, Spahiu: Mbështetje edhe për prindërit kujdestarë Platforma ‘Fol me Kryeministrin’, 1.912 qytetarë shprehin shqetësimet e sugjerimet! Kryesojnë denoncimet, problemet me legalizimet e propozimet për politika të reja Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron pretendimet: Shqipëria nuk u përfshi në sulmin me dronë ndaj anijes ruse pranë Libisë Avokati i Veliaj, Ndreca: Nga sot do të jem një socialist që nuk hesht dhe që nuk e braktis lirinë në të cilën besoj 15-vjeçarja në hotel me 37-vjeçarin, pas transmetimit të Stop, dy të arrestuar!
Lajme

Vota e emigrantëve, Balla: Po e them,është penguar nga PD-LSI. Metës në fillim i iku dashuria, më pas qetësia dhe tani mendja!

Kryetari i grupit parlamentar në Partinë Socialiste, Taulant Balla, gjatë fjalës së tij në seancën e sotme plenare, u ndal tek vota e emigrantëve.

Balla fajësoi PD-LSI për votat e emigrantëve, duke shtuar se ata e kanë kushtëzuar këtë të drejtë.

Më tej ai shtoi se ende partitë politike kanë të drejtë vendimmarrje në KQZ, por theksoi se këto janë zgjedhjet e fundit që partitë politike do të kenë këtë kompetencë.

Balla nuk ngurroi ndër të tjera të ironizonte presidentin Ilir Meta, ku tha: “Unë njoh një person që ka kaluar në këto faza, është Ilir Merta, në fillim i iku dashuria, qetësia, tani më duket i ka ikur dhe mendja”, tha Balla.

“Po kthehem tek vota e shqiptarëve që jetojnë jashtë territorit, definicioni emigrant ka rënë tashmë. 1/3 e shqiptarëve i kemi me drejtë vote. Partia Socialiste ka bërë gjithçka ka mundur për ta garantuar, në muajin janar është marrë vendimi në KQZ për ta mundësuar këtë proces. PD ka kërkuar kohë. Që ta dinë të gjithë Kuvendi i Shqipërisë nuk administron zgjedhjet, Kuvendi i Shqipërisë ka autorizuar KQZ në tre institucione për t’u marrë me këtë proces. Falë marrëveshjes së 5 qershorit, u rikthyen aprtitë në administrimin e zgjedhjeve, PD dhe LSI kanë të drejtë vendimmarrje. E them publikisht që vota e emigrantëve më 25 prill është bllokuar nga PD-LSI. Ata e kanë penguar këtë. Ajo që unë po them, unë nuk e di arsyen pse PD dhe LSI kanë kaq urrejtje [për shqiptarët që jetojnë aq territorit. Ne kemi bërë gjithçka kemi mundur, ju falenderoj dhe juve për ndryshimin e Kodit Zgjedhor, por PD dhe LSI e kanë bllokuar përfundimisht. I ftoj qytetarët që jetojnë jashtë territorit, nëse është mundësia të vijnë të votojnë, do të ishte e vyer. Këto do të jenë zgjedhjet e fundit që politika ka vendimmarrje çështje zgjedhore. Ajo që dua t’iu them është se nuk marrim vendime që largon PD nga zgjedhjet. Sot që flasim PD nuk ka depozituar ende kandidatët, dimë ne që Luli del dhe thotë nuk marr pjesë në zgjedhje. Pjesëmarrja e opozitës është një domosdoshmëri. Unë njoh një person që ka kaluar në këto faza, është Ilir Meta, në fillim i iku dashuria, qetësia, tani më duket i ka ikur dhe mendja”, përfundoi Balla.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑