Vonohet procesi në Pogradec, s’ka priza për pajisjet e identifikimit elektronik

Shkak për vonesën e nisjes së procesit të votimit në Pogradec është bërë mungesa e prizave në Pallatin e Kulturës.

Pajisjet e identifikimit elektronik nuk kanë mundur të vihen në funksion.

Sot, më 14 maj shqiptarët do t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët e bashkive dhe anëtarët e këshillave bashkiak për 4 vitet e ardhshme.

Sipas listës së fundit të shpërndarë nga Ministria e Brendshme, të drejtën e votës në zgjedhjet e 14 majit e kanë 3 milionë e 650,550 shtetas shqiptarë. Nga këta 122,545 janë qytetarë që e kanë mundësinë për të votuar për herë të parë. Këta qytetarë do të kenë mundësi ta ushtrojnë të drejtën e tyre në 5,211 qendra votimi në të gjithë vendin.

Të Fundit